Përdhunohet një 21 vjeçare në Shkup

Shkup, 4 dhjetor – Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, 21 vjeçarja nga Shkupi ka denoncuar se është përdhunuar ka shoku i ish të dashurit të saj.

Ajo, sipas njoftimit të policisë, në polici ka thënë se incidenti ka ndodhur në lagjen e Shkupit në Kisella Voda.

“Më 03.12.2021 në ora 18:00, K.N (21) nga Shkupi ka denoncuar se në Kisella Vodë është përdhunuar nga D.Gj i cili ka qenë shoku i ish të dashurit të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB theksojnë se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.