Për shkak të ngricave, ndalesë komunikacioni në aksin Strugë – Qafthanë

Shkup, 30 nëntor  – Për shkak të temperaturave të ulëta dhe paraqitjes së ngricave në rrugë, nga ora 19:45 është vendosur ndalesë për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve në aksin rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafthanë, informojnë nga LAMM.

Mbetet në fuqi ndalesa për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit. Në akset e tjera rrugore në shtet, komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa dhe me mbetje të lehta të borës në disa vise më të larta.