Për një javë, 182 sanksione ndaj automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt

/

NP Parkingje të Komunës Qendër (PKQ) javën e kaluar sanksionoi 182 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, që pengonin rrjedhën normale dhe të sigurt të komunikacionit, informojnë nga ndërmarrja publike.

“Në periudhën nga 12 deri më 18 tetor me ndihmën e automjeteve speciale ‘karrotreci’ e NP PKQ, 84 automjete u larguan të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me instalimin e mjetit mekanik “bllokues” u sanksionuan 98 automjete që u gjetën në zonat e banuara dhe nuk ishin përdorues – rezidentë të sektorit në të cilin janë parkuar”, thanë nga PKQ.

Ata njoftojnë se në vazhdimësi do ta zbatojnë këtë masë në bashkëpunim me Komunën e Qendrës dhe policinë e komunikacionit në mënyrë që, siç thonë ata, të vendosin rendin në kaosin e komunikacionit dhe problemin me parkimin joligjor në parkingjet komerciale dhe banesore dhe rrugët në territorin e komunës.