Për nesër është caktuar seanca për të votuar ministrin e ri Penov dhe gjykatësit e rinjë kushtetues
Shkup, 27 tetor – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për nesër në orën 11:00 e ka caktuar vazhdimin e seancës së 88-të, në të cilën pritet të përfundojë diskutimi dhe të votohet për zgjedhjen e Risto Penovit për ministër të ri të Vetëqeverisja Lokale, ndërsa më pas edhe për dy propozimet për gjyqtarë kushtetues.
Në takimin e sotëm me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjes nëse deri tani ka pasur një rast të tillë që një debat i papërfunduar në një komision parlamentar të hapet dhe të votohet në seancë plenare, Xhaferi tha se kandidatët për gjyqtarë kushtetues votohen individualisht, por edhe se në vitin 2012 raportin për Buxhetin nga seanca e komisionit e ka nënshkruar shumica.
Kryetari i Kuvendit njoftoi gjithashtu se këtë seancë të 88-të, i cili përfshin ligje në lidhje me masat për përballimin e krizës energjetike, por edhe ligjet për shoqatat dhe fondacionet dhe për partitë politike, duhet të rifillojnë nga e hëna.
Në takimin e sotëm me gazetarët, Xhaferi ka bërë të ditur se për nesër ka caktuar një takim në kuadër të procesit “Zhan Mone”, por më vonë kabineti i tij njoftuan se mbledhja ishte shtyrë për shkak të vazhdimit të seancës së 88-të. Po ashtu, do të njoftohet se kur do të caktohet kjo mbledhje, në të cilën do të shqyrtohet edhe Rregullorja e Kuvendit. Xhaferi ka theksuar se Kuvendit i duhet një Rregullore e re.