Për hyrje dhe dalje nga vendi pritet rreth 40 minuta
Shkup, 24 gusht – Është rritur frekuenca e automjeteve në VK Tabanocë për hyrje dhe dalje nga shteti, koha e pritjes është rreth 40 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjedisve urbane është rritur, njoftojnë nga LAMM-i.