Pens evitoi ta thotë slloganin “Jetët e zeza janë të rëndësishme”

Uashington, 21 qershor 2020 (MEDIAL) – Nënpresidenti amerikan, Majk Pens, në intervistë për televizionin ABC, evitoi t’i thotë fjalët “Jetët e zeza janë të rëndësishme” dhe në vend të kësaj tha “të gjitha jetët janë të rëndësishme”.

“Dëshiroj të theksoj se ajo që i ndodhi Xhorxh Fllojdit është tragjedi. Dhe ky komb, posaçërisht në festën Xhuntin, e feston faktin se që nga themelimi i vet vlerësohet ideali se të gjithë, secili prej nesh, janë të krijuar të barabartë, dhe të pranuar nga krijuesi jonë me të drejta të caktuara të patjetërsueshme. Kështu, në kuptimin e vërtetë real, të gjitha jetët janë të rëndësishme”, deklaroi Pens në intervistë.

Pasi që udhëheqësi i programit, afroamerikan, i bëri vërejtje se ai megjithatë nuk po i shqipton fjalët “Jetët e zeza janë të rëndësishme” dhe se ekziston dallim i rëndësishëm, “kur kjo thuhet , bëhet ,me dije se jetët e zeza kanë rëndësi, në kohë kur shumica në shoqëri nuk dakordohen me këtë”.

Edhe përkundër komentit, nënpresidenti sërish evitoi ta thotë slloganin, duke cekur se “nuk dakordohet me faktin se një pjesë e shoqërisë amerikane e kundërshton rëndësinë dhe vlerësimin e jetës së njeriut”.

Ndërkaq më pas u ndërlidh me temën për përfitimet e përflitura ekonomike dhe standardin e përmirësuar jetësor të komunitetit afroamerikan në SHBA nën presidencën e Donalld Trampit. ab/