Pendarovski – Piç: Falenderime për donacionin dhe mbështetjen në rrugën drejt BE-së

Shkup, 26 tetor – Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pranuar në takim, përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç, informon Zhurnal.

Në takim është biseduar për marrdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, për gjendjet në rajon si dhe për ndikimin e invazionit rus mbi Ukrainën për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian.

Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut i jep rëndësi të veçantë zhvillimit të marrdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar dhe ka interes të vazhdueshëm për përforcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në disa sfera me interes të përbashkët.

Në këtë kontekst, presidenti Stevo Pendarovski e falenderoi për donacionin britanik që përfshinë 14 njësi mobile për trajnim të pjesëtarëve të Armatës në ambiente urbane, që sot do të dorëzohet në poligonin “Krivollak”, duke e vlerësuar si një konfirmim i aleancës së fuqishme të dy shteteve, anëtare të NATO -s.

Në takim janë këmbyer mendime lidhur me fillimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë së veriut me Bashkimin Evropian./Zhurnal.mk