Pendarovski: Këta janë pjesëtarët e Armatës tonë që ndihmuan në shpëtimin e Sulejmanit të vogël

Shkup, 10 shkurt – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski publikoi një fotografi të ushtarëve nga Maqedonia që morën pjesë në shpëtimin e fëmijës pesëvjeçar nga rrënojat në qytetin turk Kahramanmarash.

“Këta janë pjesëtarët e ushtrisë tonë që së bashku me ekipet turke e shpëtuan Sulejmanin e vogël nga rrënojat pas tërmeteve të forta në Turqi”, ka shkruar Perndarovski në Fejsbuk.

Shtabi i Përgjithshëm i Armatës mbrëmë informoi se ekipi i ushtrisë nga Maqedonia që është angazhuar në qytetin Kahramanmarash ka ndihmuar në aksionin e suksesshëm për nxjerrjen e një fëmije pesëvjeçar nga rrënojat.

Pas gjashtë orë pastrimi nga rrënojat dhe katër orë të tjera, ata arritën të nxirrnin Sulejmanin pesëvjeçar.

https://www.facebook.com/SPendarovski/posts/pfbid02wtu9dCPLbQ2LkH4TbrmUQryt1kbE8Lw752eKVvAVXEU75tcrNoDtDW1VyVT6bfpPl