Pendarovski-Duda: Integrimet europiane janë një nga pikat kyçe të diskutimit
Varshavë, 24 Tetor – Vizita në Poloni si konfirmim i dialogut të përforcuar politik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë. Biseda me presidentin Andzhej Duda për çështjet aktuale të sigurisë, krizën energjetike dhe ekonomike, sfidat me të cilat përballemi së bashku në Evropë, ka shkruar presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.
“Integrimet tona evropiane janë një nga pikat kyçe të diskutimit, duke marrë parasysh mbështetjen e fuqishme polake që patëm për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në”, njoftoi shefi i shtetit Pendarovski në Fejsbuk.