Pedro: Ramosi dhe Van Dijku, mbrojtësit më të mirë të botës

në kategorine Sport

Ylli i Chelseat, Pedro, e ka krahasuar Virgil Van Dijkun me bashkëkombësin e vet, Sergio Ramosin, para takimit të Chelseat me Liverpoolit në Super Kupën e UEFA-s, sonte në Stamboll.

Skuadra e Frank Lampardit, fitues i Ligës së Evropës nën
drejtimin e Maurizio Sarrit sezonin e kaluar, do të përballet me fituesin e Ligës
së Kampionëve, Liverpoolit, në Stamboll të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Van Dijku e luajti një rol kyç në skuadrën e Liverpoolit
sezonin e kaluar, kur “Reds” u shpallën kampionë të Evropës për të gjashtën herë
në histori të tyre dhe e mbyllën sezonin e Premierligës në pozitën e dytë, me
97 pikë të grumbulluara.

Qendërmbrojtësi u emërua Lojtari i Vitit nga Premierliga për
paraqitjet e tij gjatë gjithë sezonit. Së fundi, Pedro u shpreh se ai sheh
ngjashmëri mes yllit të Holandës dhe kapitenit të Real Madridit, Ramosit.

“Ata janë qendërmbrojtës shumë të mirë, veçanërisht në këtë
kohë që janë më të mirët. Sergio Ramos është shumë i mirë. E njoh atë mirë:
mbrojtës i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm me topin”, ka thënë Pedro.

“Van Dijku është po ashtu i njëjtë: shumë i fuqishëm, i mirë
në ajër dhe shënon gola. Këta janë dy futbollist të mëdhenj”.

“Ai është në një moment të mirë. Sezonin e kaluar me
Liverpoolit, ai ishte i mrekullueshëm dhe e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve
dhe të lojtarit më të mirë në Premierligë. Ai është një mbrojtës i mirë”.

Pedro shpreson se do ta mposhtë Van Dijkun dhe Liverpoolit për
ta siguruar një fitore në përballjen e sotme, ku ai mund ta sigurojë trofeun e
katërt të Super Kupës së Evropës, pasi që e kishte fituar paraprakisht tri herë
këtë trofe me Barcelonën. /Gazeta Express/

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.