PDK fton VV-në: Siguroni 37 nënshkrime e hajdeni tek ne në zyre, me 61 vota qeveria shkon në shtëpi

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë edhe njëherë thirrje VV-së, që në momentin që kjo parti siguron 37 vota për mocionin, PDK do ia jap ato të mbetura, shkruan lajmi.net.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, tha se është koha që qeveria Hoti të “ecë në shtëpi”.

“Konsideroj që është momenti që kjo qeveri me shku në shpi. Kolegët që kanë nis një nismë në mocion, nëse e kanë seriozisht merrini 37 nënshkrime, jau sigurojmë na 40, dhe me 61 qeveria shkon në shtëpi. Bjerni 37 nënshkrime, hajdeni në zyre të grupit parlamentar, vijat i keni fshi”, iu drejtua Haxhiu, VV-së. /Lajmi.net/