PD: Valdrin Pjetrin e emëroi Rama, lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi

në kategorine Shqipëri

Pas qëndrimit të mbajtur nga ana e kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e dekriminalizimit të kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reafuar PD.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një postim në “Facebook” akuzon kryeministrin Rama si njeriun që promovoi krimin në parlament, qeveri e bashki.

 

Sipas Bardhit, kryeministri Rama po përsërit sërish filmin me Elvis Roshin, Arben Ndokën, Mark Frokun si dhe Armando Prengën.

 

“Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet. Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie. Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi! Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.”

Burimi: https://www.vizionplus.tv

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.