Pasi mposhti koronavirusin, deputeti i Ballit ngre dyshime: Në Kuvend ka pasur dhe të tjerë të infektuar, por varet si të kap sëmundja

Deputeti Adriatik Alimadhi, ka bërë një deklaratë të fortë pasditen e sotme, teksa ka qenë duke folur për gjendjen e tij shëndetësore dhe infektimin me koronavirus.

Alimadhi tha se virusin e pagoi shtrenjtë, ndërsa pretendon se në Kuvend ka pasur edhe deputetë të tjerë që janë infektuar me Covid-19.

“Ditët e para i kalova në shtëpi pasi mendova se ishte grip, por pastaj fillova të rëndohesha dhe të kisha bllokim frymëmarrje dhe më çuan me urgjencë në spital.

Nga urgjenca më pas u shtrova pasi rezultova me Covid, mu bë tamponi e më pas skaneri.

Edhe sot ka njerëz që më ndalojnë dhe më pyesin, ore vërtet e kalove Covid-in ti?”

Besoj se ka pasur edhe deputetë të tjerë me covid të prekur dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve mund ta kenë kaluar në këmbë.

Mendoj se ka pasur një statistikë më të madhe me numrin e të prekurve, por varet si të kap sëmundja, mua më kapi kështu dhe e pagova më shtrenjtë”, theksoi politikani.