“Parcelat në Vodno”, Ruskoska paralajëmron aktakuzë edhe ndaj Gruevski

/

Para se të arratisej në Hungari, Nikolla Gruevski ka dëshmuar në Prokurorinë e Shkupit për rastin “parcela në Vodno” ku edhe është i dyshuar. Shefja e Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska tha se përveç tij, për momentin nuk është marrë në pyetje asnjë i dyshuar për blerjen dhe shitjen e parcelave në Vodno përmes një kompanie nga Belize.

Është mirë për ne që i dyshuari i parë që është i pakapshëm është marrë në pyetje në lidhje me këtë vepër penale për pastrim parash. Kështu që mendoj se nuk do të kemi problem pa marrë parasysh se ai nuk është këtu për të ngritur aktakuzë sepse tashmë ka dhënë deklaratë – tha Vilma Ruskovska, Prokurore.

Ruskovska në intervistë për 24 Vesti, shpjegon se për veprën penale pastrim parash është paraparë paraburgim deri në tre muaj. Prandaj, njofton se hetimi do të përshpejtohet. Do të merren në pyetje dëshmitarët që janë gjithashtu dëshmitarë edhe në “Talir” për mënyrën e financimit të VMRO-DPMNE-së. Do të bëhet edhe ekspertizë materiale për mënyrën në të cilën paratë janë transferuar nga oshfor llogaritë dhe është blerë dhe më pas është shitur përsëri parcela në Vodno. VMRO-DPMNE dje nuk tregoi nëse në arkën partiake mungojnë 1.3 milion euro dhe as nuk treguan nëse do ta vërtetojnë brenda partisë se si Gruevski nxori mbi një milion euro nga donacionet për të blerë parcelë prej 11 mijë metra katrorë Vodno. Për këtë rast, për prokurorinë përveç Nikolla Gruevskit të dyshuar janë edhe Sasho Mijallkov, Orce Kamçev, nëna e tij, Risto Novaçevski dhe një person tjetër. Në paraburgim është vetëm Novacevski, i cili është kumbar i Gruevskit.

/Alsat-M/