Paralajmërohet grevë në të gjitha institucionet shëndetësore

Me anë të një komunikate për media, Federata Sindikale e Shëndetësisë ka thënë se vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme, shkruan lajmi.net.

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se dje me datë 08.10.2020 Këshilli Drejtues i saj ka shqyrtuar gjendjen aktuale në shëndetësi gjatë muajve të Pandeisë COVID-19, punën e punëtorëve shëndetësor si dhe shtesës në pagë prej 300.00 euro të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë komunikatë.

Anëtarët e Këshillit Drejtues njëzëri ftojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës që:

Të kryejnë pagesën e stimulimit shtesë për muajin Korrik dhe Gusht 2020 për të gjithë ata të cilët kanë mbetur pa e përfituar këtë stimulimi si dhe

Të kryejnë pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalim dhe luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës për muajt Shtator dhe Tetor me pagën e muajit Tetor 2020.

Në rast të mos realizimit të këtyre kërkesave të lartëpërmëndura Këshilli Drejtues do të merr vendim për Grevë të Përgjithshme në të gjitha insitiucionet shëndetësore.

“Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës gjithashtu i bën thirrje të gjitha partive politike që ti lënë më një anë agjendat e tyre dhe të bëhen bashkë e ta miratojnë Pakon Emergjente për Rimëkëmbje Ekonomike”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/