Papërgjegësia totale e qeverisë për sigurimin e vaksinës në Kosovë

Kosova është i vetmi vende të Ballkan e cila nuk arriti të siguroj sasinë më të vogël të Vaksinës Covid 19. Kjo papërgjegjësi e Qeverisë dhe e Ministrisë së Shëndetësisë nuk mund të justifikohet me asnjë argument apo arsye q/fardoqoft. Qe nga shpërthimi i këti misteri {Pandemia në Kosovë ua morri jetën mbi 1600 personave}. Situata më alarmante është në klinikat infektive të Kosovës në të cilat punëtorët shëndetësor janë në rrezikë permanent nga ky virus.

Të dhënat tregojnë se deri tani më së 4 mijë punëtorë shëndetësor kanë qenë dhe janë të infektuar nga pandemia. Kjo sëmundje si duket nuk ka qenë prioritet kryesor i Qeverisë së Kosovës dhe i Ministris së Shëndetësisë të cilat nuk arritën të sigurojnë edhe një vaksinë për ti mbrojtur qytetaret dhe për ta parandalua dinamikën e zhvillimit të këti misteri të padukshëm.

Është e dhimbshme kur njeriu normal – qytetari jeton me frikë dhe ankth, me shpresë se shteti do ti ndihmojë të  ruaj shëndetin e ti. Koha po tregon se institucionet e shtetit ka kohë që kanë humbur rrugën, dhe janë larg nivelit të përgjegjësisë ndaj qytetareve. Në këtë kohë të vështirë kur të gjithë jemi në pritje të vaksinohemi, Qeveria e Kosovës më shumë ishte e angazhuar në fushatën zgjedhore, e preokupume se qfarë pritet nga rezultatet e votimeve dhe ku do të mbesin ish qeveritaret. Kjo sjellje anemike e zyrtareve të Shtetit të Kosovës i ka sjellë dëme të mëdha edhe ekonomisë së vendit. Në bazë të parametrave të institucioneve kredibile ekonomia e Kosovës ka ramje në shkallën deri në 6%. Kjo statistikë është tejet shqetësuese për sistemin ekonomikë dhe makrofinanciar.

Të dhënat tregojnë se përshkak të epidemisë mbetën pa punë me shumë se 100 mijë punëtor, të cilët tani kanë mbetur barrë e familjeve, kudo në Kosovë. Derisa shtetet e rajonit kanë filluar me të madhe vaksinimin e popullsisë së tyre Qeveria e Kosovës po bënë sehire!, duke bërë rotacion brenda vetvetes. Si mund të arsyetohet qëndrimi pasiv i Qeverisë së Kosovës e cila po pret se do të qohet nga varri Nena Terezë për tja sjellur vaksinën. Shtetet e rajonit që nga zbulimi i vaksinës kanë dërgua delegacione gjithandej Botës për të sigurua për qytetaret e tyre. Kjo është Kosova të cilën e zhvatën me radhë ata