Panel: Nuk ka justifikim për realitetin e ashpër në të cilin dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një shkelje gjithnjë e më prezente e të drejtave të njeriut

Shkup, 24 nëntor –  Nga viti 2019 e deri më tani në vend janë regjistruar 20 raste të femicideve, ndërsa në këto katër vite janë nisur 17 procedime penale në të cilat janë vrarë të gjitha këto 20 gra. Është e nevojshme të krijohet një kontekst social, ekonomik dhe psikologjik kundër dhunës me bazë gjinore dhe që institucionet të punojnë në parandalimin, gjë që është vendimtare kundër kësaj lloj dhune, u theksua në panelin “Përfshihu, parandalo, përgjigju dhe sistemo” që u mbajt në kabinetin e Presidentit, me rastin e fushatës 16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore ndaj grave” nën patronatin e bashkëshortes së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, organizuar nga Lidhja – Këshilli Nacional për Barazi Gjinore.

Zonja e parë Gjeorgjievska, duke hapur panelin, tha se duhet të krijojmë kontekste sociale, psikologjike dhe ekonomike, që të ndërpritet zinxhiri i dhunës.

“Nuk ka justifikim për realitetin e ashpër në të cilin dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një shkelje gjithnjë e më prezente e të drejtave të njeriut në nivel global. Është tronditëse, që pothuajse një në tre gra në mbarë botën kanë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale – një rrezik i infiltruar në shtëpitë, në vendet e punës dhe në hapësirat onlajn. Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është vetëm një statistikë – ajo është një e vërtetë e pamohueshme e gdhendur në jetën e tyre, e cila lë plagë që ndonjëherë janë transgjenerative”, theksoi Gjeorgievska.

Ajo theksoi se pas efekteve pandemike, konfliktet ushtarake, ndryshimet klimatike, e përkeqësojnë këtë çështje, duke kërkuar përgjigje të menjëhershme dhe investime strategjike afatgjata.

“Nuk ka justifikim për hezitim. Le të jenë bisedat tona sot një dëshmi e angazhimit tonë kolektiv. Së bashku, le të jemi arkitektë të ndryshimit! Ne duhet të jemi të guximshëm në veprimet tona, duke siguruar që çdo grua, vajzë, të hyjë në një botë ku dhuna nuk është një opsion. Sepse dhuna nuk ka arsyetim”, theksoi Gjeorgievska.

Savka Todorovska, kryetare e Këshillit nacional për barazi gjinore, theksoi se nga viti 2019 deri më tani në vend janë regjistruar 20 raste të femicideve, ndërsa për këto katër vite janë inicuar 17 procedura penale në të cilat janë vratë të gjitha këto 20 gra.

“Në linjën celulare falas SOS 141 700 për dhjetë muajt e fundit të vitit janë bërë 435 thirrje nga 225 viktima, që do të thotë se disa janë të përsëritura, por problemi mbetet. Këto thirrje pranohen nga 6 operatorë në 4 gjuhë – maqedonisht, shqip, turqisht dhe gjuhën rome, pa ndërprerje 24/7. Viktimat kanë mundësi të marrin ndihmë falas psiko-sociale dhe juridike, sepse ne qëndrojmë prapa tyre, si një erë në shpinë”, tha Todorovska.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur dy pyetjeve brenda panelit, theksoi se policia vepron për çdo raportim të dhunës në bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe se parandalimi është një nga kompetencat kryesore të institucioneve kur bëhet fjalë për këtë lloj dhune.

I pyetur se çfarë programesh janë planifikuar për përmirësimin e aftësimit dhe edukimit të kuadrit profesional në MPB dhe institucionet tjera që veprojnë në rastet e dhunës, Spasovski theksoi se Qendra e Trajnimeve në MPB realizon trajnime sipas dy programeve, përkatësisht trajnim bazë për punonjës policie dhe trajnime të vazhdueshme për punonjësit e Ministrisë.

Lidhur me atë se si planifikohet sensibilizimi i zyrtarëve që punojnë drejtpërdrejt me viktimat e dhunës në familje dhe në bazë gjinore, Spasovski informoi se po zbatohet iniciativa e MPB-së për nevojën e përgatitjes së aplikacionit celular me Manual për nëpunësit policor të cilët japin përgjigjen e parë gjatë raportimit për dhunën në familje.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, tha se në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë është përgatitur një Manual për dhunën në bazë gjinore, ku përfshihen edhe personat me aftësi të kufizuara, ku kjo lloj dhune, siç theksoi, shpesh është shumë më e zakonshme.

“Në kuadër të institucionit tonë në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë Familjare në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup janë trajnuar mbi 400 punëtorë shëndetësorë, mjekë të mjekësisë familjare dhe mjekë të përgjithshëm për trajtimin e dhunës dhe janë planifikuar këto trajnime të mjekët të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme dhe në bashkëpunim me shoqatat profesionale dhe sigurisht edhe me institucionet kompetente”, tha Manoleva.

MSH, në bashkëpunim me UNDP dhe UNFP, si dhe me shoqërinë civile, ka punuar intensivisht në ngritjen e tre qendrave referuese për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës seksuale në përputhje me Konventën e Stambollit.

“Këto tri qendra funksionojnë në kuadër të Klinikës universitare për gjinekologji dhe obstertikë, më pas në Spitalin Klinik në Tetovë dhe në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Për viktimat e dhunës seksuale të gjitha shërbimet në qendra janë plotësisht falas”, theksoi Manoleva.

Theksoi se në këto qendra bëhet një qasje multisektoriale ndaj viktimave të dhunës seksuale nga një i ashtuquajtur ekip trajtimi që përfshin një mjek, një punonjës social dhe një psikolog nga ISHP.

Zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq thekson se dhuna me bazë gjinore dhe në familje në vend trajtohet si vepër penale.

Shtoi se bëhet fjalë për përkufizimin e dhunës në familje që është përmirësuar dhe është shtuar veçmas si vepër penale, përkufizimi i viktimave të një vepre penale që është plotësuar me viktimë e dhunës në bazë gjinore, që do të thotë se për çdo grua dhe vajzë deri në 18 vjeç ndaj të cilit është kryer një vepër penale do të ketë dënime shumë më të larta.

Paneli u mbajt në prani të përfaqësuesve nga institucionet përkatëse shtetërore, organizata ndërkombëtare dhe organizata kombëtare të shoqërisë civile në kuadër të temës globale për vitin 2023: “Të investojmë së bashku, të parandalojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave” (UNITE! Invest to parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave).

Panel diskutimi është realizuar në prani të përfaqësuesve nga institucionet përkatëse shtetërore, organizata ndërkombëtare dhe organizata kombëtare të shoqërisë civile në kuadër të temës globale për vitin 2003 “Të investojmë së bashku, të parandalojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave (UNITE! Invest to prevent violence against women and girls).