Pandemia godet tekstilin dhe automobilat

//

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia ka ulur edhe eksportin e Maqedonisë. Në tetë muajt e parë të këtij viti, është ulur për 17.8 për qind eksporti i shtetit, i vlefshëm 3 miliardë e 470 milionë euro. Shikuar sipas sektorëve të ndryshëm më të prekur nga pandemia janë fabrikat që punojnë në zonat teknologjike që furnizojnë fabrikat e veturave në Gjermani me pajisje të ndryshme si dhe industria e tekstilit dhe këpucëve si rrjedhojë e mbylljes për disa muaj të tregut italian si dhe paqartësive të zhvillimit të punës së industrisë së modë s në Evropë, për të cilin qepin një pjesë e madhe e fabrikave vendore të tekstilit.

Në ndërkohë, statistika zyrtare tregon se në Gjermani si tregun më të rëndësishëm të eksportit për Maqedoninë, në periudhën janar-gusht të vitit 2019 është realizuar eksport prej 2 miliardë e 74 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti është realizuar eksport prej 1 miliardë e 568 milionë euro, apo kemi rënie prej 506 milionë euro. Thënë ndryshe si rrjedhojë e krizës me korona virusin në tregjet evropiane është ulur dukshëm edhe eksporti ndaj fabrikave gjermane të automjeteve.

Shikuar sipas sektorë e të eksportit vlera e eksportit të prodhimeve lon që zakonisht kontraktohen me partnerin e huaj që angazhon fuqinë punëtore dhe makineritë vendore, duke importuar lëndën e parë, për të eksportuar më vonë prodhimin e gatshëm ka qenë afër 630 milionë euro dhe shënon ulje prej afër 100 milionë euro kryesisht tek kompanitë në tekstilit, lëkurës, dhe këpucëve që për kompanitë e huaja kryejnë shërbimet e qepjes, prerjes dhe përpunimit.

Të dhënat e Entit të Statistikës tregojnë më tej rënie të eksportit ndaj shteteve ku vitin e kaluar kemi pasur eksportin më të madh në tetë muajt e parë të vitit. Rënie prej 203 në 166 milionë euro shënon eksporti në Bullgari. Me Kosovën shënohet rënie prej 196 në 149 milionë euro, me Serbinë shënohet ulje prej 161 në 136 milionë euro, me Belgjikën shënohet ulje eksportesh nga 134 në 91 milionë euro. Ulje e eksportit shënohet edhe me Italinë prej 118 në 87 milionë euro. Vetëm me Greqinë eksportet kanë mbetur gati të njëjta me 122 milionë euro në vitin 2019 dhe 121 milionë euro në vitin 2020 në periudhën janar-gusht.

Në se i kthehemi eksportit në prizmin e mallrave që eksportohen, sektori i bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit ka treguar trend të rënies së vogël të eksportit në raport me degë t e tjera të rëndësishme ekonomike të vendit.

Në tetë muajt e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar , eksporti i ushqimit po shënon rënie të butë nga 237 më 224 milionë euro, i pijeve dhe duhanit nga 147 në 135 milionë euro, dhe i prodhimeve bujqësore nga 181 në 171 milionë euro.

Njëherazi në këtë periudhë po shënohet rënie e eksportit edhe e lëndëve të para që nuk janë ushqim prej 227 në 179 milionë euro. Ulje eksportesh prej 86 në 50 milionë euro shënojnë edhe, lëndët djegëse minerale, vajrat dhe të ngjashme dhe eksporti i mineraleve prej 145 në 108 milionë euro. (koha.mk)