Pakistan, 9 të vrarë në një sulm në ndërtesën e aksioneve

Të paktën nëntë persona janë vrarë pasi disa persona të armatosur sulmuan ndërtesën pakistaneze të aksioneve në qytetin jugor të vendit, Karaçi.

Shefi i policisë së qytetit, Muqaddas Haider u tha gazetarëve se personat e vrarë janë katër sulmues, katër roje të sigurisë të ndërtesës së aksioneve dhe një polic.

Një zyrtar tjetër i lartë i policisë, Ghulam Nabi Memon tha se sulmuesit e armatosur rëndë u futën në ndërtesë përmes parkingut, duke shtuar se po zhvillohej një “operacion pastrimi”.

Drejtrori i aksioneve, Abid Ali Habib tha se personat e armatosur sulmuan ndërtesën duke shtënë me armë zjarri.

Ai theksoi se ata po ashtu hodhën një granatë dore dhe rojet e sigurisë iu kundërpërgjigjën.

Sipas policisë, trupa policore dhe ushtarake kanë ardhur në vendngjarje dhe kanë rrethuar ndërtesën.