Pajtohen dy familje në Mitrovicë, ja ndërmjetësi i kësaj ngjarjeje!

Falja është hyjnore e lum ai që din të falë e të jetë i pajtuar duke krijuar vetëm miq e kurrë armiq.

Në fakt kështu mendojmë dhe besojmë e aq më tepër në një shembull konkret ku e mësojmë nga personazhi i njohur Sabi Kaçanolli i cili ka qenë ndërmjetësi i këtij pajtimi mes dy familjeve. E duke qenë se ai jeton larg por i ka takuar me urtësi e atdhedashuri të dy pjesëtarët e familjeve në Kosovë pot dhe në Zvicër, ai ka dërguar në këtë takim faljeje e pajtimi babanë e tij. Ja se çfarë shkruan konkretisht ai në profilin e tij në facebook:

“Ndjenjë e mirë kur shtrihet dora e pajtimit. Sot Mitrovica jonë ka nji mosmarrveshje ma pak. Jam i gzum që pas 13 muajve mundim për një zgjedhje të një mosmarrveshje sot Familja Suma (Rashan) dhe Familja Aliu (Pantinë) ja zgjaten doren njana tjetres. Unë i falenderoj të dy familjet që më nderuan e me pranuan si ndermjetsues te këtij akti madhor per pajtimin nder veti, po ashtu falenderoj miq, shokë e dashamirë qe kontribuan me fjale te mira, une nuk pata mundesi te jem prezent po aty dergova nji burrë qe prej sa me fali Zoti me mësoj per te mirë e ai asht Baba jem Emin- Hyseni-Kaçanolli. Të dy familjeve mundi im u koft hallall se nuk dua me pa shqiptar të perqam mes vete, se sna ka hije me u armiqsue. Na Shqiptart kemi armiq boll.”

Një shembull i mirë për tu ndjekur sepse shqiptarët nuk duhet kurrë të jenë armiqë me njëri-tjetrin. Fotot ilustrojnë edhe më shumë me fakte këtë pajtim të dy familjeve.BS.

Image

Familja Suma (Rashan) dhe Familja Aliu (Pantinë)

Image

Familja Suma (Rashan) dhe Familja Aliu (Pantinë)