Padi penale për keqpërdorime në furnizim publik në Drejtorinë për udhëheqje të librave amë
Shkup, 23 dhjetor – Drejtoria për polici financiare, në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit Shkup parashtroi padi penale kundër tre personave fizik dhe një personi juridik për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit” nga neni 353-v paragrafi 5 paragrafi 1 nga Kodi penal, vepër e kryer penale nxitje e veprës ndëshkuese sipas nenit 23 v.v. me vepër penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizim sipas nenit 353 paragrafi 5 nga Kodi penal, informojnë nga Policia financiare.
“Personi i parë i paraqitur, në cilësinë e personit udhëheqës në Drejtorinë për udhëheqje të librave amë dhe personi i dytë i paraqitur i punësuar në DULB, si persona që i kanë përpunuar specifikimet teknike dhe kushtet për zgjedhje cilësore, të nxitur nga personi i tretë i paraqitur në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të personit të katërt të paraqitur juridik NOVATEK INV SHPKNJP Shkup, e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në mënyrë që në kundërshtim me parimin për ekonomizim, efikasitet dhe shfrytëzim efektiv të mjeteve publike, gjatë vitit 2021 kanë përpunuar dokumentacion të tenderit me kushte diskriminuese dhe të pabarabarta për zgjedhje cilësore për furnizim publik të shërbimeve për digjitalizim të librave amë dhe furnizimit publik të pajisjes kompjuterike dhe për personin e katërt të paraqitur juridik NOVATEK INV SHPKNJP Shkup kanë përfituar – të drejtën e pjesëmarrjes në procedurë për furnizim publik dhe të lidhë kontratë në shumë të përgjithshme prej 35.621.240 denarëve”, njoftojnë nga Policia financiare.
Nga atje potencojnë se me kriteret e tilla të definuara diskriminuese dhe të pabarabarta për zgjedhje cilësore dhe marrëveshje të arritur me NOVATEK INV SHKPNJP Shkup, është realizuar furnizim të pajisjes kompjuterike për nevojat e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë me çmime shumë më të larta se çmimet reale të tregut dhe në atë mënyrë kanë personat e paraqitur i kanë shkaktuar dëm Drejtorisë për udhëheqje të librave amë në shumë të përgjithshme prej 2.836.260 denarëve