Osmani për vizitë të parë të punës në Jordani

Shkup, 22 Tetor – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 23 tetor do të zhvillojë vizitën e parë bilaterale në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme.

Gjatë vizitës, paralajmërojnë nga MPJ-ja, Osmani do të ketë takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Emigracionit të Jordanisë, Ajman Safadi, me ç’rast do të nënshkruhet Protokolli për bashkëpunim ndërmjet dy Ministrive të Jashtme.

MinistriOsmani do të takohet edhe me ministrin e Bujqësisë së Jordanisë, Kalid Al-Hanifat, me të cilin do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, që është marrëveshja e parë ndërkombëtare ndërmjet Qeverive të dy vendeve.

“​Qëllimi i vizitës është avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Jordanisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin në ekonomi, bujqësi, relacione biznesore dhe lidhjet kulturore ndërmjet dy vendeve”, kumtuan nga MPJ.