Opel po përgatit SUV-in e ri Omega X (FOTO)

në kategorine Auto/Lajme

Është gjithnjë e më e dukshme që Opeli për Grupin PSA ishte i dëshirueshëm dhe papritur ishte një progres dhe profit për këtë grup.

Në një seri modelesh të reja, e cila fillon me Corsën e re, është duke u përgatitur edhe një tjetër në nivel të SUV-ëve i cili do të bazohet në modelet e tilla franceze, transmeton Koha.net.

Image

Pas Opel Crossland X dhe Grandland X, në fund të vitit 2020 pritet të arrijë edhe Omega X.

Opel Omega X, siç shkruan Autozeitung.de, pritet të jetë version i përmirësuar i “vëllait të madh” Peugeot 5008.

Gjithashtu, Omega X pritet të vijë edhe në version hibrid 48-voltësh.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.