Baku, 14 korrik 2020 (MEDIAL) – Një gjeneral dhe koloneli nga Azerbajxhani u vranë në përleshjet në kufirin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, ndërsa nga ana armene u vranë rreth 100 ushtarë, informoi zëvendësministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Kerim Veliev.
Veliev tha se gjatë luftimeve dy-ditore, ushtria e Azerbajxhanit “eliminoi deri në 100 trupa armike”, si dhe një sasi të madhe të armëve të rënda dhe automjeteve motorike.
Ai shtoi se janë shkatërruar edhe një numër i madh i “objekteve të rëndësishme”.
Konflikti midis dy vendeve, i cili zgjat që nga viti 1988 për shkak të mosmarrëveshjes rreth Nagorno-Karabah u përshkallëzua të dielën, kur Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit publikoi se pala armene ka bombarduar pozicionet e vendit në kufi. ls/fab