OBSH: Mbi një milion të infektuar me Kovid-19 në Afrikë

Pretori, 12 gusht 2020 (MEDIAL) – Gjatë 24 orëve të kaluara më shumë se 10.000 persona janë infektuar në Afrikë, kështu që numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga virusi korona në atë kontinent është mbi një milion, bëri të ditur zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Afrikë.

Deri më tani kanë ndërruar jetë mbi 23.000 persona, përderisa 745.000 janë shëruar.

Numër më i madh i të infektuarve është regjistruar në Afrikë të Jugut, mbi gjysmë milioni, si dhe 10.000 raste të vdekjes.

Egjipti, Algjeria, Nigeria dhe Gana vijojnë për nga numri i të infektuarve. fc/