OBSH kumton rekordin tjetër negativ të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, 230.370 raste të reja të Covid-19 në të gjithë botën janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) sipas raportit të së dielës.

Kjo sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara në OBSH nga e gjithë bota në 12,552,765 sosh, shkruan CNN.

Rekordi i mëparshëm për rastet e raportuara në OBSH në një periudhë 24-orëshe ishte më10 korrik me 228,102 të infektuar me virusin korona.

Raporti i së dielës gjithashtu fliste për 5.228 vdekje shtesë gjatë 24 orëve të kaluara nga virusi në nivel botëror, duke sjellë numrin global të vdekjeve në 561.617, sipas organizatës ndërkombëtare.