Observatori Arecibo ka pësuar dëme të mëdha

Operacionet në objektin në Porto Riko tani janë shtyrë dhe Observatori është mbyllur pasi ekspertët kërkojnë të kuptojnë se si mund të ndodhë problemi dhe nëse mund të jetë e mundur për ta rregulluar atë, transmeton lajmi.net.

Ende nuk është e qartë se si u ndërpre kablloja, sipas Universitetit të Floridës Qendrore, e cila menaxhon objektin e Fondacionit Kombëtar të Shkencës.

Observatori tashmë ishte duke luftuar për të rregulluar dëmin nga Uragani Maria dhe shkatërrimin që përfshiu të gjithë ishullin. Kjo ishte vetëm katastrofa e fundit për të goditur teleskopin, i cili ka mbijetuar përmes uraganeve, stuhive tropikale dhe tërmeteve në ekzistencën e tij 50 vjeçare.

Observatori Arecibo, për vite me radhë teleskopi më i madh me një hapje të vetme në botë, përdoret nga shkencëtarët për të kryer një larmi studimesh mbi planetët dhe objektet e tjera diku tjetër në univers. Ka qenë thelbësore për zbulimin e valëve gravitacional edhe asteroideve. /Lajmi.net/