OBRM-PDUKM: Kovaçevski nuk e mohon, ndryshimet kushtetuese a përfshijnë shtetin binacional?
Shkup, 25 maj – Kovaçevski ende po heshtë dhe nuk i demanton informacionet se ndryshimet kushtetuese përfshijnë edhe kthimin e Maqedonisë në shtet binacional, thonë nga OBRM-PDUKM.
“Nuk ka mohim se Kovaçevski dhe Ahmeti kanë dakorduar ridefinimin e Maqedonisë si shtet, të bëhet një shtet binacional, disa bashkësi, të cilat tani janë pjesë e popujve në Preambulë të Kushtetutës së Maqedonisë dhe gjithë të tjerët të jenë pakicë sipas regjistrimit të fundit.
Është e qartë qëndrimi që Kovaçevski ka ndaj BDI-së, nga ku merr kompensimin financiar, por duhet të zgjasë edhe disa muaj, që të mos i bëhet dëm shtesë identitetit maqedonas”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje shtojnë se qeveria e ardhshme e OBRM-PDUKM-së nuk do të lejojë që Maqedonia të bëhet shtet binacional.