Numri i të infektuarve nga KOVID-19 edhe më tutje treshifror, edhe pse ka trend të zvogëlimit

/

Janë regjistruar 139 raste të reja me Kovid-19 nga 1.627 testime, të evidentuara në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orë. Janë shëruar gjithsej 239 persona. Vdiq një pacient  nga Ohri, i moshës 66-të vjeçare, në kushte spitalore.

Nga numri i përgjithshëm i 139-të rasteve aktive, më së shumti ka në Shkup 30, Kumanovë – 20, Gostivar – 19, Shtip – 15, Strugë dhe Kavadar nga tetë, Tetovë dhe Sveti Nikollë nga gjashtë raste, Koçan – pesë, Kërçovë – katër, Ohër dhe Makedonski Brod nga tre, Dibër, Manastir, Strumicë dhe Demir Hisar nga dy dhe Prilep, Gjevgjeli, Berovë dhe Dellçevë nga një rast.

Janë regjistruari 239 pacientë të shëruar nga: Shkupi-132, Kumanova-22, Dibra-8, Shtipi-14, Prilepi-4, Tetova-6, Velesi-1, Manastiri-7, Kavadari-3, Gostivari-2, Koçani-3, Demir Hisari-4, Dellçeva-3, Sveti Nikolla-23, Kërçova-6, Negotina-1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12.217, numri i të shëruarve është 8.487, i të vdekurve është 530, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.200.

Nga numri i tërësishëm i rasteve aktive, në Shkup ka 1.057, në Shtip – 342, në Gostivar – 304, në Kumanovë 264, në Tetovë 173, në Strugë 159, Kërçovë 128, Dibër 122…

Deri tani në vend janë realizuar gjithsej 119.102 testime të Kovid-19.

Në Klinikën Infektive  janë pranuar nëntë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 76 pacientë, nga të cilët në përkrahje të oksigjenit janë 27, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 15 pacientë të moshuar pozitivë në Kovid-19 dhe katër fëmijë pozitivë me virus, si dhe gjashtë pacientë të dyshuar në virus. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar shtatë pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 73 pacientë, nga të cilët në aparat respiratorë janë gjashtë pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 36, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 49 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 137 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Javën e tretë me rradhë vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të personave të saposëmurë dhe  të vdekur, ndërsa shënohet  rritje e dobët e numrit të personave të shëruar  sipas të dhënave në raportin javor të Institutit për Shëndet Publik  gjatë periudhës  nga data 3 deri më 9 gusht të këtij viti.

ISHP informon se në këtë periudhë janë realizuar gjithsej 9.543 testime (1,8 për qind më pak nga periudha 27 korrik deri më 2 gusht) dhe janë regjistruar 816 raste pozitive të Kovid-19, që paraqet zvogëlim për 10,5 për qind krahasuar me javën paraprake.

Në periudhën e raportimit sërish zvogëlim ka edhe  në përqindjen e rasteve pozitive  nga të testuarit, i cili arrin 8,6 për qind krahasuar me dy javët e fundit  kur 9,4 për qind përkatësisht 10 për qind  e të testuarve ishin pozitivë. Të saposëmurë janë regjistruar  në 26 qytete, me ç’rast  përqindje më të madhe të të saposëmurëve ka në Shkup (31,4 për qind), në Shtip (11,3 për qind) dhe në Gostivar (10,4 për qind). Në 16 qytete të vendit, për periudhën e njëjtë, numri i rasteve të sapokonfirmuara është nën 20.

Në lidhje me strukturën e pleqërisë te të saposëmurët edhe në këtë periudhë  përqindje më e madhe janë personat  mbi 60 vjet – 25,9 për qind, ndërsa numër më i madh i të sëmurëve regjistrohet  edhe te personat  e moshës midis  30 deri 39 vjet – 18,4 për qind. Në grupin e moshës prej 40 deri 49 vjet janë 17,9 për qind e të saposëmurëve,  ndërsa në grupin prej 50 deri 59 vjet – 17,2 për qind. Numër më i vogël është regjistruar te fëmijët e moshës deri në nëntë vjet – 1,6 për qind dhe prej 10 deri 19 vjet katër për qind.