Nuk mund të mungonte një koment i Morattit për kthimin e Mourinhos

Nuk mund të mungonte një koment i Massimo Morattit për kthimin e Jose Mourinhos, në stolin e Romës. Gjatë bashkëpunimit mes ish-presidentit zikaltër dhe portugezit më shumë se 10 vite më parë, Interi fitoi “tripletën” e famshme.

“Ai më befasoi, por jam shumë i lumtur për të. Kampionati bëhet i bukur dhe më interesant. Këtë vit ishte e vështirë për të që të kthehej tek Interi, duke marrë parasysh faktin që me Conten fitoi kampionatin. Zgjedhja, si nga Mourinho ashtu edhe nga Roma, duket interesante”.

Moratti më pas komentoi edhe duelin Conte-Mourihno, që është pak të thuash se do të jetë tërheqës.

“Sfida me Conten sigurisht që do të jetë interesante, me një ngarkesë të veçantë nga të dy.

A do të jetë një stimul edhe për Conten? Do të ishte e pakëndshme nëse ai do ta kishte këtë dyshim, shpresoj që jo. Nuk besoj se ka dyshime për vazhdimësinë e Contes. Mendoj se ai vetëm po pret të sqarojë situatën, e cila me siguri do të  sqarohet në sensin pozitiv”.