Nuk e kanë shkatërruar LDK-në, as Isa Mustafa e as Avdullah Hoti por Albin Kurti dhe Vjosa Osmani!

Fillimi i fundit të dobësimit të LDK-së: LDK –së edhe pas shumë sulmeve, verbale dhe fizike që ia bënë kryetarit, Isa Mustafa, gjeti forcë dhe kurajo të shtrijë dorën e bashkëpunimit LV –së dhe Xhingis Kanit të saj, Albin Kurtit, duke e bërë një Koalicion  të Shpresës në të cilin, naivisht pata besuar edhe unë se mund të bëjë gjëra të mira për Kosovën. E vërteta ishte se LDK –së e hëngri në sy LV –në duke menduar se punët do të shkonin ashtu siç edhe kishin bërë marrëveshje. LDK-ë e respektoi marrëveshjen parazgjedhore pasi e humbi garën për 1 deputet, Albin Kurti u bë kryeministër dhe Vjosa Osmani që ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, u bë kryetare e Kuvendit. Realisht, ndonëse kishte dallime të mëdha brenda LDK-së për kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, ajo e pati përkrahjen e plotë të partisë, deri sa u bë kryetare e Kuvendit kur kursi i saj politik largohej me një shpejtësi të drites nga LDK –së dhe ankorohej në limanin e LV –ë. Tash, për Vjosa Osmanin kryetar i saj politik nuk ishte Isa Mustafa por Albin Kurti. Veprimi fatkeq dhe i pamenduar mirë i LDK-së që në kohë pandemie ta rrëzojë qeverinë Kurti, e fiksoi Vjosa Osmanin  për personalitetin e Albin Kurtin dhe. që nga atëherë u bë më shumë LV –ë se të gjithë militantët fanatikë të LV –së, të ditëve të para e jo këta që u konvertuan në LV –ë, për një përfitim të çastit. Këta sot përbëjnë shumicën e anëtarësisë së LV –së . Çdo kush që e ka përcjellur LV –ë, që nga ngjizja politike e deri më sot kur fitoi 50 % të votave e ka këtë shumë të qartë. Albini dhe Vjosa për mrekulli e demoluan, çdo ditë e nga pak, LDK-në. Albin Kurtit shumë do t’i pengonin dy parti të forta shqiptare, PDK –ë dhe LDK-ë prandaj ishte nevojë imediate që njëra, ose të bëhej vazal i LV –së, ose të shkatërrohej. Natyrisht se PDK-ë, me Kadri Veselin, deri sa nuk e dërguan në Hagë në një bashkëpunim edhe me politikën kosovare , ishte arrë e fortë për LV-në dhe , edhe pas arrestimit politik të Kadri Veselit, pDK –ë mbeti arrë e fortë për dhëmbët e LV –së. Për këtë arsye LV –ë u drejtua kah caku më i lëndushëm dhe kah një kala të cilës muret i ishin dobësuar , jo nga jashtë por nga brenda , nga ambiciet e sëmura për pushtet të disa eksponentëve të LDK-së që kishin mbetur pa grazhd dhe të cilët , edhe sot gjuajnë gurë dhe zjarrë mbi partinë që i kishte bërë me emra dhe mbiemra dhe me identitet politik. Përpjekja e parë e LV –së dhe Albin Kurtit ishte që Vjosa Osmani të bëhej kryetare e LDK-së dhe , pas kësaj LDK-ë do të hynte në raport të vazalit ndaj LV –së. Kur kjo përpjekje dështoi , u aktivizua plani rezarvë apo opcioni i dytë për shkatërrim nga brenda të LDK-së. LDK –ë bëri gabim që , menjëherë pasi Vjosa Osmani kundërshtonet vendimet e partisë , nuk e thirri nënkryetaren e partisë , të dëgjojë shqetësimet dhe propozimet e saj për LDK-në , dhe nëse do të ishin të dobishme për LDK-në , duhej të përkraheshin . Në të kundërtën është dashur menjëherë ta largojë nga të gjitha pozitat në mënyrë që të mos lejojë gërryerjen e partisë nga brenda , gjë që mjeshtrisht e bëri. Me një mësues brilant si Albin Kurti , nuk e kishte aspak vështirë. Vjosa Osmani e pranoi në një emision televiziv se, që nga marsi i vitit të kaluar ka planifikuar me Albin Kurtin çdo veprim e që e shpuri LDK-në në kolaps zgjedhor. Natyrisht , nuk jam përkrahës i LDK-së dhe as që kam qenë ndonjëherë , mirëpo kështu i shoh zhvillimet brenda LDK-së. Është interesant  se , që nga marsi i vitit të kaluar e sidomos gjatë fushatës , LDK-ë ka qenë subjekti politik më i sulmuari ndërsa PDK-ë ishte kursyer bukur shumë.  Kishte gazetarë të specializuar që merreshin vetëm me LDK-në duke e krijuar një percepcion që e shndërruan thuaja në fakt. Për mua rezultati i zgjedhjeve ka qenë befasi dhe , edhe në rastin më ekstrem nuk kam besuar se LDK-ë bjen nën 22 % të votave. Madje , kam qenë i prirur të besoj se më lehtë do të bjerë PDK –ë se sa LDK-ë.

Sabotimi i zgjedhjeve nga vet LDK-së:  lDK-ë është e vetmja parti e prifilizuar si e djathtë të cilës nuk mund t’i mohohet e kaluara shtetformuese e as e tashmja institucionale. Është parti që, sidomos në këtë fazë të procesit, i duhet Kosovës. Deri vonë është menduar se PDK-ë punon pareshtur për shkatërrimin e LDK-s e që, jo se nuk është krejtësisht e vërtetë por roli i LV –sl , Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është pakrahasimisht më i fuqishëm për shkatërrim të LDK-së se PDK x 100. Tash, pasi Isa Mustafa dha dorëheqje filluan të rriten kërkesat për dorëheqjen e të gjithëve , në emër të përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve. Natyrisht se kritikat shkojnë në adresë të Isa Mustafëa, Avdullah Hotit dhe Agim Veliut dhe disa të tjerëve në mënyrë që të dominojë rryma e nënkryetares së LV –ës  Vjosa Osmani. Ky është qëllim dhe jo dëshira e sinqertë për rimëkëmbjen politike të LDK-së . Për dallim nga përkrahja e parezervë që iu dha në zgjedhjet e vitit 2019 Vjosa Osmanit për kryeministre, ndaj Avdullah Hotit , jo që nuk pati përkrahje të plotë por kishte sabotim nga disa krerë, biseksualë politikë që i binden Isës , sa kishte fuqi kurse tani i vardisen Lv –së dhe nënkryetres së lV –së, Vjosa Osmani. Përralla janë tregimet për Listen Guxo. Ishte dhe është vetëm Lista e LV –së, ku Vjosa Osmani mori vota të shumta pikërisht në emër dhe mbiemër të Albin Kurtit dhe LV-së. LV –ë , nëse brenda LDK-së mbizotëron fryma e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit , menjëherë do ta bëjë pjesë të koalicionit dhe kjo , në fakt do të ishte shuarje apo vdekje e heshtur politike e LDK-së. LDK –ë nuk duhet të ngutet me dorëheqje të imponuara dhe duhet të jetë shumë e kujdesshme se kend do ta vë në krye të partisë . Hermafroditët politikë të LDK-së , por edhe të PDK-së po duan ta marrin flamurin e ndryshimeve dhe rimëkëmbjes politike ndonëse , edhe ashtu hanin me dy lugë apo thithnin dy cica !

Për një gjë jam shumë i sigurt ; kurrë nuk ka qenë kohë më e mirë për LDK-në dhe PDK-në të kalojnë në opozitë duke i shpëtuar ferrit që na pret me një Serbi fashiste dhe një bashkësi ndërkombëtare biseksuale ! Është shumë mirë që LV –ë , me disa deputetë të komunitetit jo – shumicë e që kanë shpëtuar nga gëlltitja e Listes Serbe , do ta formojë qeverinë që do të jetë qeveri e pakicës dhe që i ka marrë të gjitha përgjegjësitë për proceset që e presin Kosovën . LV –ë dhe Xhingis Kani i saj , Albin Kurti e kanë kohën dhe mundësitë të dëshmohen , duhet të përkrahen nga të gjithë ata që iu kanë kërkuar përkrahje. Opozita duhet të votojë formimin dhe konsolidimin e të gjitha institucioneve , pa asnjë vonesë dhe , së fundi pasi Albin Kurti i ka përjashtuar nga orbita e vendimmarrjes politike , nuk dëshiron të bashkëpunojë me ta , duhet të punojnë për këndelljen e tyre politike duke mos e marrë asnjë përgjegjësi për dialog me Serbinë , formimin apo deformimin e Zajednicës dhe proceseve tjera . Albin Kurtit dhe LV-së duket se i mjafton Vjosa Osmani , si presidente krejtësisht kukull, Hydajet Hyseni , , oportunist gjenial i përmasave ndërkombëtare , si kryetar Kuvendi dhe Albin Kurti , si kryreminster i LV –së dhe një pjese të deputetëve të komunitetit jo – shumicë . Kam pritë që Albin Kurti , si fitues absolut i zgjedhjeve , puna e parë që do ta bëjë si kryeminister , do ta shtrijë dorën e pajtimit me opozitën , jo duke e bërë pjesë të qeverisë por duke treguar respekt dhe ndershmëri për 44 vota shqiptare ,e që nuk mund të llogariten si të papërfillshme. Rezultati i këtyre zgjedhjeve e ka futur Albin Kurtin në Labirint me shumë të panjohura dhe e ka liruar opozitën nga çdo përgjegjësi , duket me dëshirën dhe vullnetin e Albin Kurtit ! Uroj që Albin Kurti të punojë mirë , të ketë sukses në rolin që ia ka caktuar vets si Mesia i Kosovës sepse , në fund të fundit është qëllim dhe  interes i qytetarëve të jetojnë më mirë dhe të kenë perspektivë. Në asnjë mënyrë nuk do t’i gëzohem dështimit eventual të Albin Kurtit por, nëse e kam parasysh qëndrimin e tij pas fitores absolute sikur edhe shock listes për deputetë, i kam dyshimet e mija. Albin Kurti, ose do të qëndrojë në pushtet dy mandate, ose do të fillojë të çalojë pas një viti. Do ta shohim. Shumë shpejt.  E presin bisedimet me një Serbi fashiste , një bashkësi ndërkombëtare që hapatasi ia mbanë zhagun Serbisë dhe një situatë të rënduar shumë ekonomike. Dhe, përkundër të gjitha këtyre, Albin Kurti po i injoron 44 vota shqiptare. Gabim i madh dhe me pasoja. Premtimet e Albin Kurtit për një drejtësi sociale sipas parimit të ndarjes së ushqimit me një garuzhdë të vetme , pa një perspektivë të qartë zhvillimore do të sigurojë vetëm mbijetesen. Përkrahja materiale e bashkësisë ndërkombëtare do të kushtëzohet me lëshime politike dhe kjo do të jetë e pashmangshme . Mos të ngutemi përkundër faktit se zhvillimi i ngjarjeve do të ecën shpejt! Dhe , do të jetë vështirë ta  përcjellim  këtë shpejtësi!