Nuhiu: Fillon procesi i ndryshimeve të Ligjit për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike
Shkup, 27 tetor – Fillon procesi i ndryshimeve në Ligjin për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike që kanë për qëllim të thjeshtojnë procedurën administrative për lehtësimet tatimore dhe përmirësimin e përkufizimeve të termave dhe terminologjive kryesore, njoftoi zëvendësministri i drejtësisë Agim Nuhiu.
Siç njoftoi sot Ministria e Drejtësisë në hartimin e zgjidhjes së re ligjore do të merren parasysh përvojat e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.
“Si Ministri e Drejtësisë jemi të hapur për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile për të bërë një zgjidhje të mirë ligjore nga e cila do të përfitojnë të gjithë. Deri te Ministria e Drejtësisë përmes një thirrje publike të publikuar në ueb faqe të gjitha subjektet e interesuara mund të japin komente dhe propozime për LDSVP-në që do të merren parasysh nga grupi i punës në drejtim të përpunimit të një zgjidhje ligjore cilësore, efektive dhe të qëndrueshme”, tha zëvendësministri Nuhiu.