Normat e ulta të interesit favorizojnë rritjen e kredisë

në kategorine Shqipëri

TIRANË, 14 gusht /MEDIAL/- Politika monetare stimuluese e Bankës së Shqipërisë ka krijuar një ambient financiar të karakterizuar nga norma të ulëta interesi dhe prime të reduktuara rreziku, duke nxitur rritjen e kreditimit, të konsumit dhe të investimeve.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, normat e interesit të kredisë vijuan të mbeten pranë niveleve më të ulëta historike në fund të tremujorit të dytë, duke mundësuar përmirësimin e mëtejshëm të aktivitetit kreditues. Ky përmirësim vihet re si në përshpejtimin në 6.8% të ritmit të rritjes së kredisë,  ashtu dhe në zgjerimin e bazës së kësaj rritjeje.
Reduktimi i vazhduar i kredive me probleme, procesi i konsolidimit të sektorit bankar, si dhe trendi rritës i kërkesës, kanë krijuar premisa për një kreditim gjithnjë e më të lartë në të ardhmen. e.xh/j.p/
 
.

Artikulli paraprakAUSTRALI – Katër britanikë të arrestuar pas një operacioni anti-drogë

Burimi: http://ata.gov.al/ 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.