Nora nuk përjashtoi ribashkimin me të, por Roberti i kthehet Lauretës
Robert Berisha pak kohë më parë u nda nga e dashureta e tij e re, Laureta Maqedonci.
E ish bashkëshortja e tij, njëherit këngëtarja, Nora Istrefi, ishte e ftuar tek “Më lër të flas”, e cila është pyetur rreth Robertit, shkruan
Kur u pyet nëse egziston mundësia e ribashkimit me Robertin, Nora Istrefi, nuk i tha jo përgjigjes, teksa ngriti dyshime se mundësia egziston.
E teksa ditën e djeshme në media u raportua lidhur me këtë, Roberti sot ka habitur me postimin e tij.
Përmes postimit, Roberti la të nënkuptohej se ai dhe Laureta janë rikthyer sërish bashkë.
Nga një moment romantik, ai bëri një përshkrim duke vënë në fokus shkronjën L dhe R, të cilat janë për emrin e Lauretës dhe Robertit.
“Majtas dhe djathas përgjithmonë”, shkroi në mbishkrimin e imazhit ku ka theksuar inicialet (L) dhe (R).
Kjo duket si një përgjigje e Robertit për Norën.