Nobelisti në ekonomi: Masat inovative të Kinës janë më efektive përballë epidemisë

Fituesi i Çmimit “Nobel” në Ekonomi për vitin 2018, profesori i ekonomisë në Universitetin e Nju-Jorkut Paul M. Romer, është i mendimit se suksesi i Kinës në luftën antiepidemike tregon se Kina ka arritur nivelin e ShBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore në disa fushat inovative, si politikat e shëndetit publik, njoftoi të hënën gazeta “South China Morning Post”.

Duke folur po atë ditë në Forumin Financiar Aziatik të Hong-Kongut, Romeri tha se reagimi i vendeve perëndimore ndaj epidemisë së COVID-19 zbuloi vetëkënaqësinë e tyre në fushën e inovacionit, veçanërisht në politikat publike.

“Në procesin e trajtimit të epidemisë, kemi parë se politikat inovative aziatike janë më efektive se ato evropiane dhe amerikane,” theksoi ai.

Më 20 janar 2021, testimi i acidit nukleik do të kryhet në të gjithë Rrugën Xinhua, Distrikti Tongzhou, Pekin

Romer u shpreh se kjo epidemi ka treguar se masat e Kinës, si testimi masiv dhe izolimi i të prekurve, janë më inovative dhe efektive se masat e ShBA-së dhe Evropës. “Gjendja e tanishme tregon se përhapja e COVID-19 s’mund të kontrollohet nëpërmjet metodave të zakonshme të gjurmimit dhe izolimit, meqenëse ky virus përhapet edhe nëpërmjet të prekurve asimptomatikë. Duhet të gjejmë metoda të reja për kontrollin e epidemisë. Masat e Kinës në Wuhan dhe Qingdao për ta zhdukur plotësisht virusin nëpërmjet testimit masiv janë shumë mbresëlënëse,” tha ai.