Një viktimë dhe 68 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u konfirmuan të hënën 68 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 702 mostrave.

Instituti po ashtu tha se në 24-orëshin paraprak, 33 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 16,247.

Prej tyre, 648 pacientë kanë vdekur dhe 14,368 janë shëruar.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Aktualisht, raste aktive janë 1,231.