Një tjetër viktimë nga Covid, humb jetën tek Infektivi mësuesi nga Mirdita

Një tjetër viktimë është shënuar këtë të enjte në vendin tonë nga Covid 19.

Burimet bëjnë me dije se viktima është një mësues nga Mirdita  i cili ka prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku ndodhej në gjendje të rëndë.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë  njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vendin tonë një  ditë më parë është shënuar edhe rekord i numrit të rasteve të reja me Covid , ku në 24 orë janë konfirmuar 141 raste të reja, duke e çuar në 3057 numrin e përgjithshëm të të  infektuarve, ndërsa bashkë me viktimën e kësaj të enjtje numri i viktimave shkon në 209.