Një tjetër tifoz i Celticut është therur në Romë, përderisa 12 tifozë ultras të Lazios janë arrestuar si pasojë e incidenteve që ndodhën pas ndeshjes mes dy klubeve të enjten, në kuadër të Ligës së Evropës.
Mediat lokale raportuan se tifozi i Celticut, i cili ishte
vetëm 20-vjeçar, u dërgua në spital në orët e hershme të mëngjesit të së
premtes, transmeton Gazeta Express.
Sa i përket arrestimit të tifozëve të Lazios, incidenti
ndodhi pas rreth nëntë mijë tifozët skocezë po e festonin fitoren e skuadrës së
tyre me rezultat 2:1 gjatë kohës sa po dilnin nga stadiumi Olimpico, pasi që fitorja
kishte bërë që ata ta siguronin kualifikimin për fazën eliminatore.
Grupi i tifozëve të Lazios i kishte sulmuar tifozët e
Celticut, që s’i kishin provokuar italianët. Për t’u ndërprerë kjo situatë pati
nevojë për ndërhyrjen nga Policia, pasi që një tifoz i Celticut pati nevojë për
trajtim mjekësor.
Përkundër tentimeve të tyre për t’u largimi nga vendi i
krimit, 12 nga tifozët ultras të Lazios u ndalën nga policia dhe u arrestuan për
sulmin ndaj tifozëve të Celticut.
Dy tifozë të Celticut ishin therur para se të fillonte
ndeshja në Olimpico, që kishte bërë që klubi skocez t’u kërkojë tifozëve të mos
veshin fanella apo rrobat me ngjyrat e klubit – gjelbër dhe verdhë – si dhe të
qëndrojnë nëpër vende të sigurta në qytet.
MEDIAL.mk