Një shtetas i Maqedonisë lëndohet rëndë në një aksident në Shqipëri

Tiranë, 11 gusht 2020 (MEDIAL) – Një shtetas i Maqedonisë është lënduar rëndë  në një aksident, që ka ndodhur në afërsi të qytetit bregdetar shqiptar Sarandë, lajmëroi televizioni Ora njuz.

Për arsye ende të panjohura T.K.(44) i cili e ka vozitur automjetin “shkoda” me targa të Shkupit, e ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë nga rruga dhe  ka goditur  në një shkëmb pranë rrugës.

Automjeti ka qarkulluar nga Saranda  në drejtim të pushimores Ksamil. Shoferi i cili ka marrë lëndime të rënda është dërguar në spitalin rajonal të Sarandës, por sipas informatave të fundit është jashtë rrezikut për jetë.

Ky është aksidenti i tretë këtë maj nga shtetasit e Maedonisë. vt/sa/