Një person është vrarë, ndërsa 11 janë lënduar në një shkëmbim zjarri në Mineapolis

Mineapolis, 21 qershor 2020 (MEDIAL) – Një person është vrarë, ndërsa 11 janë lënduar gjatë një shkëmbim zjarri në Mineapolis, kumtoi sot policia lokale. Në publikimin në Tuiter kumtoi se të gjithë të lënduarit janë me nivel të ndryshëm të lëndimeve dhe askush nuk është në rrezik jete.

Tani për tani nuk kumtohen pjesëmarrësit apo motivi i shkëmbyimzjarrit, por në rrjetet sociale u përhap informacion e se në këtë rajon është vërejtur një grup prej 100 njerëzish me armë të ndryshme.

Policia u rekomandon qytetarëve ta shmangin pjesën e qytetit ku ka ardhur deri në shkëmbim zjarri, por nuk kumtuan hollësi për incidentin. Pjesa e qytetit të cilit i dedikohet paralajmërimi është lagje komerciale, ku teatri lokal dhe disa bare dhe restorante.

Pikërisht nga Mineapolis filluan protestat masive kundër brutalitetit policorë dhe racizmit sistematik pasi afroamerikani Xhorxh Flojd u vra gjatë arrestimit policorë. sn/