Një parking ilegal në zonën e gjelbër, ndërhynë komuna

Fillimisht u rrafshua vendin, pastaj filloi toka të mbushët me rërë. Në cep të rrugës e vendosi edhe pllakën e madhe e reklamës “Berti Parking”. Kështu filloi ndërtimi i një parkingu të madh ilegal në një pjesë të lagjen Mati 1 në Prishtinës. Kjo hapësirë sipas Planit rregullues është zonë e gjelbër.

Lajmi.net ka bërë disa fotografi dje në mbrëmje teksa shiheshin disa kamionë duke e hedhur sasinë e fundit të rërës.

Adonis Tahiri, drejtor i Inspektoratit ën Komunën e Prishtinës tha se parking ka filluar të ndërtohet ilegalisht. Ai ndwr tjera tha se pronari i tokës ka pasur leje vetëm për rrafshimin e tokës.

“Pronari I tokës ka pasur leje që të rrafshojë terrenin, jo edhe për parking. Prandaj sot i janë vendosur shiritat nga inspeksioni, dhe do të procedohet tutje në rast të shkeljeve të radhës”, tha Tahiri.

Megjithëkëtë, edhe gjatë ditës së sotme janë parë kamionë mbi punishte duke hedhur rërë, ndërsa ditëve të fundit aty është parë pluhur i madh. Në afërsi të punishtes ndodhet edhe një furrë e bukës. /Lajmi.net/