Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Një muaj paraburgim i është caktuar B.D., që dyshohet për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri.

Gjykata Themelore në Mitrovicë njoftoi të hënën se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë ndaj të pandehurit, që dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Vrasja është kryer mbrëmjen e së dielës (23 mars) në Vushtrri. I dyshuari e ka pranuar veprën penale të hënën.