Një motoçiklist e humbi jetën, katër janë lënduar në katër aksidente në rajonin e Tetovës

Tetovë, 14 korrik 2020 (MEDIAL) – Një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident mbrëmë në orën 23 në rrugën lokale fshati Pallaticë-Zhelinë, gjatë përplasjes me automjetin “audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.I. (23) nga Zhelina e Tetovës, i drejtuar nga A.J. (33) nga fshati Pallaticë.

“Pas aksidentit motoçiklisti ishte dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku kishte ndërruar jetë. Ishte bërë ekspertizë në vendin e aksidentit nga Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Tetovë, përderisa me urdhër të prokurorit G.I. është privuar nga liria dhe është mbajtur për zbardhje të tërësishme të rastit”, bëri të ditur SPB Tetovë.

Në aksidentin në orën 17 e 20 minuta në bulevardin “Video Smilevski Bato” në Tetovë, është lënduar një vajzë e moshës 9 vjeçare.

“Automjeti ‘folksfagen golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.M. (39) nga Tetova, ka goditur një vajzë të moshës 9 vjeçare, e cila ishte në këmbë. Gjatë këtij aksidenti vajza kishte marrë lëndime të rënda trupore pas çka ishte dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore”, informojnë nga SPB Tetovë.

Në rrugën 17 e 50 minuta në rrugën lokale në Pallçishtë të Poshtme ka ndodhur një aksident mes autmjetit “opel vektra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga I.A. (20) fshati Pallçishtë e Poshtme dhe automjetit “opel korsa” me targa të Tetovës, i drejtuar nga Xh.Sh (49) nga fshati Pallçishtë e Poshtme. Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka marrë Xh.Sh. ndërssa lëndime trupore I.A. pas pka ishin dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore.

Është lënduar edhe një 19 vjeçar i cili në orën 18:40 para kompleksit “Arabati Baba Teqe”, me një automjet “bmv” kishte dalë nga rruga dhe kishte goditur në një mur betoni. në Këtë aksident, B.L. ka marrë lëndime të rënda trupore pas çka ishte dërguar në spitalin Klinik të Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore. fc/