Një femër në krye të stacionit policor në Dellçevë

Shkup, 26 Korrik – Lejla Anakievska, punonjëse e policisë me përvojë 21 vjeçare, është komandantja e re e stacionit policor në Dellçevë.

Anakievska mori votëbesimin me shumicë votash në seancën e Këshillit të komunës së Dellçevës, këshilltarët e të cilës patën mundësinë të votojnë për njërin nga tre kandidatët, pas listës së dytë të propozuar nga Ministri i Punëve të Brendshme. Oliver Spasovski, pas listës së parë të propozuar, në njërën nga seancat e mëparshme ishte refuzuar.

Grupi i VMRO-DPMNE-së deklaroi se nuk do të votojë për asnjërin nga kandidatët e propozuar. Përveç Anakievskës, në listën e kandidatëve ishin edhe punonjësit e policisë Ilço Donçevski dhe Marija Postolovska.

“Presim që komandanti i ri të punojë me sukses në interes të reduktimit të delikuencës tek të miturit, zvogëlimit të krimit, në fushën e përmirësimit të kulturës së komunikacionit dhe ndalimit të paraqitjes së substancave dehëse tek të rinjtë”, theksoi VMRO-DPMNE.