Nissan Juke i ri arrin në fillim të shtatorit (FOTO)

në kategorine Auto

Fotografitë nuk zbulojnë shumë, përveç se Juke i ri do të dritat LED me kornizë në formë të rrumbullakët ndërsa maska e përparme e tij ngjan me atë të versioneve të reja X-Trail dhe Murano.

Nissan nuk zbuloi shumë për Juken e ri, por fotografitë e këtij modeli të shkrepura gjatë testimit treguan se po ndjek dizajnin “fanky” të paraardhësit të tij. Para së gjithash, kjo ka të bëjë me linjat muskulore të anës së prapme të automjetit.

Juke i ri do të bazohet në platformën CMF, të cilën e përdorin Renault Clio dhe Captur, dhe pritet të arrijë në fillim të muajit shtator të këtij viti.

Sa i përket motorit, Nissan Juke i ri pritet të ketë motor benzinë 1.0-litër Turbo me tre cilindra, 1.3-litër me katër-cilindra e 140 kuajfuqi, si dhe motor dizel 1.5-litër Turbo me kapacitet prej 160 kuajfuqi.

Gjithashtu, Juke i ri do të jetë në dispozicion edhe në version hibrid me motor benzinë 1.6-litër dhe motor elektrik me baterinë prej 9.8 kWh, me një mbushje të së cilës ky model do të mund të kalojë deri në 30 kilometra./ksp

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.