NISMA-AKR me grup të përbashkët parlamentar, shef Endrit Shala

Kjo u bë e ditur nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, që në fillim të seancës së sotme.

Osmani njoftoi se AKR dhe Nisma kanë vendosur dje që të formojnë grupin e përbashkët parlamentar, transmeton lajmi.net

“Ju njoftoj se në bazë të nenit 20 të rregullores së Kuvendit, më 19 tetor është formuar grupi parlamentar Nisma-AKR, me 6 deputetë”, tha Osmani

Kryetar i këtij Grupi Parlamentar NISMA-AKR, është Endrit Shala./Lajmi.net/