Nis vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve në Berat/ Ja ku do të bëhet

Këtë të enjte pritet që fushata e vaksinimit të fillojë dhe në Berat.

Bëhet me dije se se vaksinimi do të bëhet në hollin e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, ku do të vaksinohen mjekët dhe infermierët e këtij qarku.

Gjithashtu pritet që në nisjen e procesit do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë vaksinimi i bluzave të bardha më parë ka nisur dhe në Shkodër dhe Vlorë.