Nis takimi i Hotit me Inspektoratet e AUV

Në fillim të takimit, shefi i ekzekutivit tha se do të bëjnë vlerësimin e gjendjes sa i përket pandemisë për masat që duhet të ndërmerren.

“Vlerësim gjendjes sa i përket pandemisë, masat që duhet t’i ndërmarrim ose t’i fuqizojmë këto që i kemi. Në bazë të vlerësimeve ditët e fundit numri i rasteve është në rritje”, tha Hoti.

Në takim po marrin pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ai i Punëve të Brendshme Agim Veliu, drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani.

Takimi tutje do të zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa pas tij do të ketë konferencë për media./Lajmi.net/