Nis festa magjike, Birra “Korça” zbukuron qytetin e serenatave

në kategorine Shqipëri

KORÇË

Në qytetin e Korçës po mbahet një festë madhështore e birrës.

Qytetarë të shumtë korçarë, shqiptarë dhe të huaj kanë mbushur rrugët kryesore të qytetit dhe po dëfrejnë, duke shijuar birrën e mrekullueshme.

Festa e birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në Shqipëri.

  • foto galeri

Mbi 100 000 persona vizitojnë festën e birrës në 5 netët e organizimit të saj. Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribohet principeve kryesore të organizimit të festës, që janë: hyrja falas, program muzikor i shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm, pjesëmarrje e një game birrash vendase dhe të huaja.

Festa e birrës në Korçë mbahet nga data 14 deri 18 gusht.

Ky event u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë.

Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon.

Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon,  por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

(d.xh/Balkanweb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.