Nikollovski: Udhëheqim me dy mandate, koalicioni “Mundemi” është fitues

Shkup, 15 korrik 2020 (MEDIAL) – Pas përpunimit të rreth 75 për qind të të dhënave, LSDM dhe koalicioni “Mundemi” në ditën zgjedhore është fitues dhe vazhdojmë edhe më mirë, ka thënë në konferencën e sotme për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski.

Sipas të dhënave të Shtabit qendror zgjedhor, koalicioni “Mundemi” ka thënë Nikollovski, shënon trend rritjeje dhe për momentin udhëheq me dy mandate.

“E kam atë nder si shef i Shtabit qendror zgjedhor të shpallë fitoren e LSDM-së sime dhe të këtij koalicioni të madh”, ka thënë Nikollovski dhe ka shtuar se shpallin fitore të zgjedhjeve parlamentare me epërsi të sigurt në NjZ 1 me një me mundësi të rritjes së numrit të deputetëve, me betejë të barazuar me sigurt dhjetë në Njësinë zgjedhore tre dhe me epërsi në NjZ 6″, ka thënë Nikollovski.

Ai ka shtuar se kanë fitore të sigurt në Manastir me mbi një mijë vota, në Kumanovë me mbi 3.500 vota, në Qendër me mbi 4.100, në Kriva Pallankë me mbi 2.500 vota, në Resnjë me mbi një mijë vota. Ai ka shpallur fitore edhe në Krushevë, Dibër, Dollnen, Llozovë, Prilep, Berovë, Dellçevë, Koçan…

“Qytetarët kanë zgjedhur siguri dhe e kanë ndëshkuar VMRO-DPMNE-në, pasi ka dashur të sjellë rrezik. U konfirmuan politikat që i kem i udhëhequr tre vite, është konfirmuar mbështetja e vendimeve të guximshme që ka sjell Zoran Zaev, Qeveria dhe koalicioni, por është vërtetuar edhe qasja jonë serioze, atëherë kur për qytetarët ka qenë më vështirë dhe tani kur përballemi me këtë krizën e koronës treguam përgjegjësi, kundrejt papërgjegjësisë dhe destruktivitetit të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit”, ka thënë Nikollovski. fab/